Shkup, 10 qershor – Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të Konferencës së tretë të Kombeve të Bashkuara për qqeanin që po zhvillohet në Nicë, nënshkroi Marrëveshjen sipas Konventës së OKB-së për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar (Marrëveshja BBNJ).

Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska-Davkovës, , qëllimi i marrëveshjes është përmes përforcimti të bashkëpunimit dhe koordinimit kombëtar, të ndalohet humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemeve.
“Duke theksuar se megjithëse jemi një vend kontinental, bëmë një hap të jashtëzakonshëm duke iu bashkuar kësaj Marrëveshjeje, si shumë vende të tjera, Siljanovska-Davkova tha – sepse kur flasim për ujërat, nënkuptojmë ujërat nga përroi, nga burimi, madje deri në oqean, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që sa më shumë vende të nënshkruajnë Marrëveshjen”, qëndron në kumtesën.
Ajo theksoi se Marrëveshja na imponon detyrime serioze që duhet t’i marrim seriozisht sepse jemi të detyruar si shtet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur biodiversitetin ujor dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ujërave.
“Duke vlerësuar se situata me oqeanet dhe ujërat nuk është aspak e mirë, presidentja theksoi se gjërat duhet të ndryshojnë në interes të mbrojtjes së tyre, sepse të gjitha vendet në botë përfitojnë prej saj, pavarësisht nëse janë në det apo jo – kjo do të thotë se edhe vendi ynë do të ketë vetëm përfitim nga mbrojtja e ujërave”, shtohet në kumtesën.
Si pjesë e Konferencës që po zhvillohet në Nicë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pati edhe një takim të shkurtër me presidentin francez Emanuel Makron.