Siljanovska Davkova nesër për vizitë në Sofje, u paralajmërua takim me presidentin bullgar, Radev

nga Xh M

Shkup, 12 shtator – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova nesër do të udhëtojë për vizitë në Republikën e Bullgarisë.

Siç paralajmërojnë nga kabineti i saj, në kuadër të vizitës, presidentja Siljanovska Davkova në Sofje do të takohet me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe do ta ndjek shfaqjen e Operës dhe Baletit Nacional të Maqedonisë së Veriut, që në Operën dhe Baletin e Sofjes do të interpretojë operën “Nabuko” nga Xhuzepe Verdi.

“Në kuadër të Mbrëmjeve të 52-ta operistike të majit, presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në shfaqjen e Operës dhe Baletit të Sofjes në Shkup, me ç’rast e potencoi rëndësinë dhe fuqinë e diplomacisë kulturore, si pjesë e pandashme të veprimtarisë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e sotme nga kabineti i presidentes Siljanovska Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More