Siljanovska Davkova së bashku me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune me komisarin evropian Borelin

nga D V

Nju Jork, 25 shtator – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së, sot pritet të marrë pjesë në drekën e punës me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel me shefat e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njofton raportuesi  i MIA-s nga Nju-Jorku, pasdite, sipas kohës amerikane, Siljanovska Davkova me anëtarë të delegacionit të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në pritjen që e organizon presidenti i SHBA-së  Xho Bajdeni me bashkëshorten me rastin e  Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së.

Sot vazhdojnë sesionet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ndërsa Siljanovska Davkova para anëtareve të KB-së do të mbajë fjalim nesër, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri të Shëndetësisë, Arben Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More