Siljanovska Davkova takon presidentin polak, Duda

nga Xh M

Luzern, 15 qershor – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për paqe në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, sot pati një takim me presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda.

Nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës informojnë se në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe, për gjendjen në rajon, integrimet evropiane dhe sfidat e sigurisë globale, si dhe bashkëpunimin e dy vendeve si aleate në NATO.

“Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të krijuar mbi miqësinë tradicionale dhe u shprehën se të dy vendet ndajnë marrëdhënie të krijuar gjatë tre dekadave të bashkëpunimit, respektit reciprok, besimit dhe mirëkuptimit. U theksua se këtë vit po festojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, që është dëshmi e partneritetit të përhershëm dhe vlerave të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Presidenti e përshëndeti “mbështetjen e qartë të Polonisë në rrugën e gjatë të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së” dhe theksoi “rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të hapur të Polonisë në rrugën e Maqedonisë për integrim evropian”.

Me ftesë të presidentes të Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, sot dhe nesër në Burgenshtok në Liqenin e Lucernit në Zvicër, Siljanovska Davkova, do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë.

Tubimi ka për qëllim të vendosë forum për dialog të nivelit të lartë për mënyrat e arritjes së paqes së përhershme, gjithpërfshirëse dhe të drejtë për Ukrainën në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB-së, të promovojë mirëkuptim të përbashkët për kornizë të mundshme për arritje të këtij qëllimi dhe të definojë udhërrëfyes për atë si të përfshihen të dyja palët në procesin e ardhshëm paqësor.

Në konferencën, që po mbahet me nismë të Ukrainës, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të rreth njëqind vendeve dhe të organizatave ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More