Siljanovska: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm

nga D V

Shkup, 22 nëntor – Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

“Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë ​​për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive. Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, shkruhet mes tjerash në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More