Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku që detyronte të gjithë punonjësit e policisë brenda qershorit të plotësonin një formular ku të vetëdeklaronin pastërtinë e figurës së tyre, sipas sindikatës është i paligjshëm dhe bëhet vetëm për të krijuar idenë se policia nuk ka në radhë të saj të inkriminuar.
Sipas Fishtës efekti I këtij formulari do të jetë 0 dhe asnjë punonjës nuk do të vetëdeklarohet për lidhje me krimin apo paligjshmëri të tjera. Por nga ana tjetër këto formularë do të ndikojnë në gjendjen e punonjësve të policisë.
Në dhjetor të vitit të kaluar me urdhër të ministrit të brendshëm gjithë strukturat e policisë së shtetit, gardës dhe AMP plotësuan një formular ku u vetëdeklaruan për përdorimin e rrjeteve Sky dhe Encrochat. Pavarësisht se asnjë nuk pranoi posedimin e këtyre rrjeteve operacioni “Revanshi” tregoi të kundërtën.