Shkup, 7 dhjetor – Sindromi PANS është një gjendje akute inflamatore që prek fëmijët e vegjël dhe shkaktohet nga faktorë të jashtëm inflamatorë si viruse dhe baktere, duke sjellë një përgjigje imune të papërshtatshme.
Eksperti i gjenetikës, Robert Janevski, për TVM2 tha se fëmijët me këtë sindromë shfaqin simptoma të ngjashme me ato të fëmijëve autikë, prandaj janë të nevojshme analiza të thella për diagnozën e saktë. Ai theksoi rëndësinë e terapive të hershme për rikthimin në ekuilibrin fiziologjik të organizmit.
“Disa variante të reja të viruseve, ekspozimi ndaj metaleve të rënda, ekspozimi ndaj alergjenëve të ndryshëm në ajër, ndotësve, emulsifikuesve në ushqim, të gjitha këto ndikojnë në një reaksion imunitar të papërshtatshëm, i cili shkakton një çrregullim imunitar të caktuar të neurotransmetuesve në tru dhe natyrshëm kjo është arsyeja pse ndodhin këto simptoma. Pans tani madje ka filluar të keqpërdoret , kështu që jo të gjitha këto gjendje janë Pans, por ato janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, por të gjitha janë me një natyrë imunitare inflamatore. Gjëja e mirë është se nëse zbulohet saktë, mund të trajtohet shumë pozitivisht dhe rezultatet pothuajse të gjitha janë pozitive”, u shpreh eksperti i gjenetikës Robert Janevski.
Sipas ekpsertit Janevski prindërit para vaksinimit duhet tu bëjnë fëmijëve analiza më të thella për të vertetuar që nuk kanë ndonjë problem shëndetësor ,virus apo bakterje sepse në të kundërtën rrezikojnë për probleme më të mëdha shëndetësore si pasojë e imunizimit në kohë të papërshtatshme.
“Vaksina ose ndonjë virus i jashtëm është gjithashtu një stimulues imunitar, kështu që nëse organizmi nuk është imunologjikisht i gatshëm, e ekspozoni ndaj streptokokut ose ndaj vaksinës ose ndaj gripit, reagime të tilla janë të mundshme, kështu që shënuesi më i rëndësishëm është nëse organizmi është gati për imunizim, pediatrit e dinë këtë, ata kontrollojnë nivelin e qelizave të bardha të gjakut, imunoglobulinat nëse është e nevojshme, kështu që prindërit duhet të dinë se organizmi duhet të jetë gati për imunizim, kështu që nuk është vaksina që duhet fajësuar, por koha kur jepet vaksina që mund të shkaktojë një reagim imunitar të papërshtatshëm”, theksoi Janevski.
Sipas ekspertit Robert Janevski numri I fëmijëve me sindromin PANS është në rritje cdo vit ,ndaj apelon prindërit në cdo ndryshim tek sjellja e fëmijëve në moshe të hershme të marrin masa në kohë për trajtim më të mirë të fëmjiëve me sindromin PANS.