Situata e rëndë e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj katastrofe është Edi Rama, por dhe qytetarët…

nga L. M

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur lidhur me situatën alarmante të zjarreve, theksoi se përgjegjës kryesor për këtë katastrofë natyrore është Kryeministrin Edi Rama dhe vjedhjet e tij.

Duke folur në konferencë për shtyp Kryedemokrati tha se edhe në rastet e zjarrvënies pa qëllim, ka përgjegjësi të gjithsecilit për të parandaluar këtë katastrofë, ndërkohë që ai kërkoi dënimin më të madh për ata që luajnë me zjarrin.

“Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi. Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin.

Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur. Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij. Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh,”– tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More