“Urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës”, theksoi ai.
Kujtojmë që godina e televizionit News24 dhe Panorama TV janë uzurpuar nga kompania KAYO prej ditës së shtunë (9 Gusht). Pavarësisht vendimit të Gjykatës për të liruar godinën e Panorama dhe për t’i kthyer sendet personale gazetarëve, KAYO refuzon të zbatojë ligjin.
Sali Berisha: Kurse urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës.
Janë dosjet kriminale të Olsi Ramës.
Janë dosjet kriminale të Lubi Ballukut, të Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë. Është një akt i shëmtuar antikushtetues.
Është një akt direkt i drejtuar nga Edi Rama, është një përsëritje e aktit të Altin Troplinit ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno, që si bandit i rrëmbeu kompjuterin dhe telefonin dhe e mori peng, duke shkelur çdo normë.
Pra unë mora vetëm këto elementë të ndërlidhur, por natyrisht sot Shqipëria kurrë nuk do të ishte në mëshirën e flakëve nëqoftëse narkoqeveria nuk do të ishte një plaçkitëse e madhe e shqiptarëve.
Unë jam këtu për të falënderuar dhe shpreh solidaritetin tim më të madh, para të gjithë atyre shqiptarëve zjarrfikës, apo në funksione të tjera dhe qytetarë, që u përballën me flakë dhe zjarret në kushtet më të vështira.
Falënderoj gjithashtu misionet e ardhura nga BE-ja dhe vendet partnere të cilat po luftojnë zjarrin krah për krah me banorët në zonat e vendit.