Shkup, 13 dhjetor – Situata e re politike e krijuar në Bullgari me dorëheqjen e kryeministrit Zheljazkov, zbeh shpresat se pas Vitit të Ri do të intensifikohen bisedimet me Sofjen zyrtare për gjetjen e një zgjidhjeje mbi mosmarrëveshjet dypalëshe, ashtu siç ka paralajmëruar disa herë kryeministri Mickoski. Kështu vlerëson për TVM2, analisti politik, Bllagojçe Atanasovski, sipas të cilit, fqiu lindor në vitin e ardhshëm do të ketë për fokus problemet e brendshme.
“Në politikën e Sofjes në vitin e ardhshëm 2026 do të shohim organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më pas do të vijojë tentimi për formimin e qeverisë, respektivisht elita politike bullgare do të jetë e fokusuar në problemet e brendshme shtetërore që nuk janë të vogla, dhe, Bullgaria hyn në cikël të ri të zgjedhjeve. Mendoj se absolutisht ne nuk do të kemi bashkëbisedues politik apo partner stabil në Bullgari, në mënyrë që Bullgaria t’i zvogëlojë kërkesat ose të gjendet një zgjidhje e kompromistë.”, u shpreh për TVM2, analisti politik, Bllagojçe Atanasovski.
Samiti BE – Ballkani Perëndimor, Atanasovski: Ndryshimet kushtetuese mbeten kërkesë
Ndërkohë, duke folur për detyrat brendashtetërore, Atanasovski është i mendimit se ekzekutivi i tanishëm nuk është i interesuar t’i implementojë ndryshimet kushtetuese nën rrethanat aktuale. Në anën tjetër, edhe Bashkimi Eropian mbetet i vendosur në bazë të konkluzave të Unionit, të miratuara në qershor të vitit 2022.
“Edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë shumë të qartë, të cilët na e bëjnë të ditur së fillimisht duhet bullgarët të përfshihen ne kushtetutën e vendit dhe t’i fillojmë bisedimet, por edhe kryeministri Hristijan Mickoski është shumë decid se derisa ai është kryeministër, qeveria e udhëhequr nga VMRO -DPMNE, VLEN, Lëvizja “E di” nën këto kushte, nuk ka ndërmend t’i inkorporojë bullgarët në kushtetutë, dhe, situata është e qartë, do të vazhdojmë sikur këtë vit dhe thjeshtë do të jemi të bllokuar, respektivisht derisa ta bëjmë hapin e rradhës – bullgarët në kushtetutë, që të hapen kapitujt me BE-në.”, tha Atanasovski për TVM2.
Ndërkohë, javën e ardhshme më 18 dhe 19 dhjetor, mbahet Samiti i rregullt i Këshillit Evropian, të cilit do t’i paraprijë samiti i një dite më parë, BE-Ballkani Perëndimor, ku në këtë të fundit, do të raportohen rezultatet dhe rekomandimet e vendeve aspirante nga Evropa Juglindore.