Shkup, 29 korrik – Ministria e Shëndetësisë së bashku me Klinikën për Gastroenterohepatologji dhe “Qendra Hepar” – Manastir, me rastin e Ditës botërore për luftë kundër hepatitit, kanë filluar fushatë të përbashkët nacionale për skrining falas dhe anonim për hepatitin B, hepatitin C, për HIV, si dhe për elastografinë për sëmundje kronike të mëlçisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e vizitoi njësitin mobil në qendrën e Shkupit, prej ku informoi se fushata nacionale do të realizohet në dhjetë qytete të vendit.
Qëllimi i fushatës, siç është theksuar në ngjarje, është ngritja e ndërgjegjës për sëmundjet e mëlçisë, siç janë karcinomi i mëlçisë, mëlçia yndyrore e natyrës alkoolike dhe joalkoolike, cirroza dhe sëmundjet e rralla të mëlçisë.
Milan Mishkoviq, zëvendëskryetar i “Qendrës Hepar” – Manastir, informoi se numri në vendin tonë, lëviz mes dy dhe tre për qind hepatit kronik B dhe C, por, numër i madh i kësaj popullate ende nuk është e detektuar
Ai thejksoi se me fushatën, numër i madh i qytetarëve do të kenë mundësi ta zbulojnë statusin e tyre.
Drejtoresha e Klinikës së Gastroenterohepatologji,, Meri Trajkovska, tha se rreth 3.400 njerëz vdesin çdo ditë në botë si pasojë e infeksionit kronik të hepatitit, ndaj shpresojnë që ky program i ardhshëm depistimi, si dhe barnat e reja të hepatitit C që tashmë tre vite i kemi, do të ndihmojë në uljen e përqindjes së të sëmurëve në vend.
Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, theksoi se Klinika që ai menaxhon, këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka buxhet me të cilin do të trajtojë pacientët me hepatit C.
“Mund të them se nga viti 2015, në Klinikën Infektive janë trajtuar diku rreth 800 pacientë dhe po trajtohen rreth 700-750 dhe kjo është një epidemi e heshtur që fshihet çdo ditë në dyert tona. Mendoj se ka ardhur koha që kjo ditë të përdoret si një ditë kur duhet të ndërgjegjësohet sidomos tek qytetarët se parandalimi është shumë i rëndësishëm, si dhe diagnostikimi i hershëm dhe metodat moderne të trajtimit”, shtoi Cana.