Sllaveski për tarifat e SHBA-ve: Edhe pse po ndërtojmë marrëdhënie të mira, këtu nuk ka ndjenja

nga D. V.

Shkup, 3 prill – Ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski në lidhje me tarifat e vendosura nga SHBA ndaj RMV-së tha se edhe pse po ndërtojmë marrëdhënie të mira, këtu nuk ka asnjë ndjenjë.

“Këtu nuk ka asnjë ndjenjë. Nëse dikush vëren se po ndërtojmë marrëdhënie të mira dhe partnerë strategjikë, shohim se partnerët strategjikë edhe më të rëndësishëm si BE-ja janë më të prekur se Maqedonia. Maqedonia merr pjesë me një përqindje shumë të vogël në importe, ndërsa si partner tregtar, SHBA-të janë në vendin e 24-të në listën e partnerëve tanë tregtarë, tha sot ish-ministër i financave, Trajko Sllaveski, në lidhje me tarifat e vendosura të SHBA-së për importet nga Maqedonia.

Sipas Sllaveskit, ka dallim në të dhënat – SHBA-ja në tabelë ka deklaruar se me ne ka deficit prej 112 milionë dollarë, e ne themi se nuk kemi deficit dhe tani pak, siç thotë ai, është e çuditshme.

“Nëse ekonomia evropiane preket në muajt e ardhshëm, nuk mund të mos reflektohet këtu”, shtoi Sllaveski./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More