Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

nga D. V.

Efektivët e Batalionit të Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) u renditën në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë në garën elitare ndërkombëtare “Best Sniper Team Competition”, organizuar në Isparta, Turqi, nga data 5 deri më 15 maj 2025.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, në këtë aktivitet me pjesëmarrjen e 26 ekipeve snajperiste nga 18 vende, operatorët shqiptarë përfaqësuan me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke dëshmuar përgatitje profesionale, precizion operacional dhe angazhim të lartë në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Kjo arritje përbën një vlerësim të qartë për kapacitetet e specializuara të Forcave tona Speciale dhe një kontribut domethënës në imazhin dhe besueshmërinë e Shqipërisë në fushën e sigurisë ndërkombëtare.

“Snajperistët e ROS-it janë krenaria e elitës shqiptare”, thekon MM.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More