Sondazhi: Guxo e Gërvalles dhe Pecit do të merrte 0.0% nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielen

nga Xh M

Një sondazh i publikuar mbrëmjen e së enjtes e paraqet Listën Guxo të Donika Gërvalles e Faton Pecit me 0.0 për qind të votave.

Ky subjekt që është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje paraqitej me 0.3 për qind në një sondazh të marsit, dhe me 0.0 për qind tash në qershor, sipas matjeve të UBO Consulting që ui paraqitën në Debat Plus.

Ndërkohë, shihet se edhe patia e parë ka shënuar rënie prej 3.5 për qind. VV do të merrte vetëm 37.3 për qind të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielen.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.6 për qind të përkrahjes dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. 16.8 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ndërkaq, del më 4.6 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More