“Sos Vita” paralajmëron takim me Mickoskin

nga D. V.

Shkup, 5 maj – Kryetari i Shoqatës së personave me nevoja të veçanta “Sos Vita”, Ertan Shakiri ka paralajmëruar së shpejti takim me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Në këtë takim do t’i përcjellim kryeministrit të njëjtin mesazh që ia kemi dhënë çdo kujt deri më sot: ka ardhur koha që çështja e personave me nevoja të veçanta të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë. Do ta ftojmë kryeministrin që së bashku ta vendosim njëherë e përgjithmonë rregullimin dhe mbrojtjen e kësaj kategorie të veçantë të qytetarëve tanë. Ne nuk jemi të ndryshëm – ne jemi të veçantë, dhe kemi nevojë për një qasje të veçantë nga ana e institucioneve shtetërore”, thuhet në kumtesën e “Sos Vita”.

Me këtë rast, siç theksohet, do të kërkohet që qeveria t’i kushtojë vëmendje të veçantë shoqatave aktive në këtë fushë dhe të ofrojë mbështetjen e nevojshme për punën e tyre.

“Gjithçka që bëjmë është me zemër të pastër dhe me vullnet të mirë – dhe vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë”, thonë nga Shoqata “Sos Vita”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More