Sot BDI mbledh këshillin e përgjithshëm, një nga pikat edhe takimi i liderëve!

nga D. V.

Shkup, 13 janar – Bashkimi Demokratik për Integrim pritet që sot pasëdite të mbledhë këshillin e përgjithshëm të partisë për të diskutuar rreth shumë problematikave për situatën aktuale politike në vend. Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ftesën e dërguar nga kryeministri Mickovski për takim të liderëve që pritet të mbahet më 14 janar në Shkup e ku një nga pikat e këtij takimi të liderëve është edhe shfuqizimi i marrëveshjes së “Përzhinos” ose ndryshe shfuqizimi i qeverisë tektnike, shkruan Top24

Në këtë takim liderësh LSDM ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në këtë takim pasi sipas tyre qeveria teknike dhe marrëveshja e përzhinos është garancë për zgjedhje fer dhe demokratike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More