Sot dhe nesër në Shkup regjim i posaçëm në komunikacion, organizohet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

nga D. V.

Shkup, 30 qershor – Në Shkup nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të posaçëm në komunikacion për shkak të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“SPB Shkup njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë) për shkak të një takimi të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, informojnë sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More