Sot mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë

nga D V

Sot nga ora 15:00 do të mbyllet për qarkullim rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka treguar arsyen e mbylljes së kësaj rruge.

“Më 12.12.2024 (E enjte), në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.4 i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës”.

“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More