SPAK përfundon hetimet për Metën dhe Kryemadhin

nga D. V.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre, raporton A2 CNN.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi, të cilët u divorcuan pak kohë më parë, janë hetuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.

Monika Kryemadhit do t’i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK, ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00.

Akuzat do t’u komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, përfshirë Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon.

Brenda pak ditësh, SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë, ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim, apo do të pushohet. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More