Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit BDI, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

nga Xh M

Shkup, 23 maj – Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski, në emisionin Click Plus në TV21, i ka treguar arsyet e rezultatit katastrofik të LSDM-së në zgjedhje.

Spasovski si një nga arsyet e ka përmendur sjelljen e partnerit të koalicionit BDI për situatën në vend.

“Ka disa arsye për një rezultat të tillë, por nëse duhet të veçojmë disa, ato janë vetë organizimi i partisë për të bërë gjërat më të vështira që vendi të mund të ecë përpara, dhe kjo është marrëveshja me Bullgarinë, për të cilën u përfol gjatë gjithë kohës nga publiku. Sjellja e BDI-së me LSDM-në, në përputhje me gjendjen në vend. Ngjarjet që na kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, mendoj se kanë ndikim të madh”, tha Spasovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More