Dramë në rrugën Jazhincë-Tetovë: Disa të rinj ndiqen nga dy vetura, gjatë ikjes qëllohen me armë zjarri

nga Xh M

Me datë 23.05.2025 në ora 20.25, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.M. (18) nga fshati Nerasht, A.I. (18), E.B. (21) dhe tre të mitur, të gjithë nga fshati Dobrosht. Më parë, A.J. (22) dhe F.M. (18), të dy nga fshati Odri i Tetovës, kanë raportuar se me datë 22.05.2025 rreth orës 23.00 në rrugën rajonale fshat Jazhincë-Tetovë, teksa ishin duke drejtuar veturën e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, personat me dy vetura ua kanë bllokuar rrugën dhe pasi kanë ikur janë ndjekur dhe kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas marrjes së masave, në afërsi të fshatit Përshevcë është gjetur një gëzhojë e plumbit të përdorur dhe personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresl përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More