Specialja arreston edhe Fadil Fazliun, vëllain e dy heronjve Fahri e Bahri Fazliut

nga D V

Gjykata Speciale ka arrestuar mëngjesin e sotëm edhe vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliun.

Lajmin e bëri të ditur djali i tij, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar baban tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllan e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.

Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë.

Ballëhapur, kokëlartë dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok”, ka shkruar djali i tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More