Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pas përfundimit të dëshmisë, avokati Artan Qerkini ka konfirmuar për Dukagjinin se të gjitha procedurat hetimore ndaj tij kanë pushuar meqë gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara ai ka pasur statusin e personit të dyshuar.