Me tren për Kumanovë, bileta 87 denarë, dyfish më lirë se autobusi

nga Xh M

Kumanovë, 13 shkurt – Janë bërë një javë që kur është lëshuar linja hekurudhore Shkup – Kumanovë dhe anasjelltas.

Por duket se shumë pak shfrytëzohet nga qytetarët.

Në orarin e orës 16:30, të ditës së sotme, vetëm një udhëtar është nisur nga Shkupi.

Por edhe pse pak interesim, sërish një biletë udhëtimi ka çmim të volitshëm krahasuar me mjetet tjera të transportit. Në një drejtim bileta kap vlerën prej 87 denarësh (autobusi 170 denarë).

Kjo linjë operon dy herë në ditë. Në mëngjes nga ora 06.30 niset prej Kumanovës dhe vjen në Shkup, kurse kthehet në ora 16:30 nga Shkupi për në Kumanovë.

Udhëtimi zgjat 41 minuta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More