Spiropali: Kontributi i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, urë bashkëpunimi midis dy vendeve

nga D V

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndërsa ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare, ka zhvilluar edhe një diskutim me grupin e miqësisë me Shqipërinë e Kosovën dhe anëtarët e delegacionit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Unionin Ndërparlamentar.

Kryeparlamentarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se “kontributi i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar si një urë bashkëpunimi dhe miqësie midis dy vendeve ishte në fokus të diskutimit”.

Me ftesë të kryetarit të Dhomës së Komunave të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi dje vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeparlamentarja u shoqërua nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.

Spiropali u takua me kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kryeparlamentarja u takua edhe me kryetarin e Dhomës së Lordëve, Lord McFall of Alcluith.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More