Spiropali: Kuvendi, angazhim për zgjedhje me standardet më të larta demokratike

nga D. V.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Simone Billi, dhe anëtarë Luz Martinez Seijo dhe Andrej Hunko.

Spiropali i informoi anëtarët e ekipit vëzhgues mbi arritjet e Shqipërisë në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe i njohu me përgatitjet dhe kontributin e Kuvendit për realizimin në 11 maj të zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas standardeve më të larta demokratike.

Në takim ishte e pranishme edhe Julia Re, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës (KiE) në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More