Spiropali në Këshillin Ministror të OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran

nga Xh M

Tiranë, 4 dhjetor – Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Këshillin Ministror të OSBE-së theksoi se siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Në fjalën e saj Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë.

Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Europë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore, nënvizoi ministrja Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More