Spiropali në Nju Jork, takim me Donika Gërvallën

nga D. V.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim në Nju Jork me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

“Takim miqësor pune me Donika Gërvallën, ku jo vetëm rastësia na veshi kuqezi”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali ndodhet në Nju-Jork, si pjesë e delegacionit të nivelit të lartë të kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj, që po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë edhe në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali gjithashtu përfaqëson Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e dypalëshe, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More