Spiropali nis vizitën në Shkup me gratë shqiptare në politikë

nga D. V.

Shkup, 22 dhjetor – Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, vizitën e saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut e ka nisur me një takim me gratët shqiptare që ushtrojnë funksione në institucionet më të larta të vendit, përfshirë deputete nga të gjitha partitë politike, si dhe zëdhënësen e Qeverisë, Venera Azizi, përcjell INA.

Në fokus të takimit, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ishte roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, si një element kyç për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.

“Në fokus të diskutimit mes tjerash ishte edhe roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, si element thelbësor për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.
Fuqizimi i grave në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore mbetet prioritet i yni dhe një parakusht i rëndësishëm për ndërtimin e institucioneve funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Venera Azizi.

Edhe ambasadori Denion Meidani, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka vlerësuar takimin si një fillim të mirë të vizitës zyrtare të ministres Spiropali në Shkup, duke theksuar rëndësinë e dialogut përtej përkatësive politike, rolin e faktorit shqiptar dhe përgjegjësinë e përbashkët për avancimin e agjendës evropiane të vendit.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More