Spiropali: Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti përfaqësuesin e
UNICEF, Murat Sahin.

Spiropali dhe Sahin diskutuan mbi bashkëpunimin mes UNICEF dhe Kuvendit për mirëqenien dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kujdesin për plotësimin e nevojave të tyre arsimore, shëndetësore, sociale etj.

Ata gjithashtu diskutuan për mbështetjen e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, mbikëqyrjen e institucioneve dhe agjencive shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile për të drejtat e tyre.

Spiropali u shpreh se, fëmijët janë të parët në politikat e Kuvendit. Ajo gjithashtu, shprehu angazhim maksimal si Kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. “Po rrisim mbikëqyrjen ndaj institucioneve e agjencive për mbrojtjen e fëmijëve”, theksoi Spiropali.

“Ishte kënaqësi të mirëprisja sot përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, për të thelluar bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët; interesin më të mirë të fëmijëve si prioritet në të gjitha politikat ekonomike, sociale dhe legjislative”, shkroi Spiropali  në një postim në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More