Spiropali: Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me RMV, prioritet të politikës së jashtme e rajonale

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski.

Ambasadori Markovski e uroi Spiropalin për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Ambasadës për të kontribuar në bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me RMV një prioritet të politikës së jashtme e rajonale dhe shprehu gatishmërinë e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e RMV dhe bashkëpunimin parlamentar do të nxisë marrëdhëniet e bashkëunimin e gjithanshëm mes dy vendeve”, u shpreh Spiropali.

“Shqipëria dhe RMV, si partnerë në NATO dhe në përpjekjet e arritjet për anëtarësimin në BE, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë në zhvillimin, stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjerë”, theksoi kryeparlamentarja Spiropali. /ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More