Strugë, 26 nëntor – Në kuadër të projektit ‘Përballja me ndotjen e ajrit – faza 2’, i cili realizohet në partneritet me Ambasadën e Suedisë në Shkup, Zyrën e UNDP-së dhe Komunën e Strugës, sot në vizitë në Komunën e Strugës ishte përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Gregorian. Në kuadër të vizitës u bë transferimi i pronësisë së pajisjeve të blera me mjete të përbashkëta në kuadër të projektit: një makinë moderne për pastrimin e rrugëve dhe një cisternë për larjen e rrugëve me kapacitet 8m².
Me këtë pajisje, ekipi i NP Komunale Strugë do të kontribuojë në përmirësimin e higjienës urbane dhe cilësisë së ajrit në qytetin tonë.
Kryetari i Komunës, Mendi Qyra, dhe përfaqësuesi i përhershëm Gregorian diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Strugës dhe UNDP-së, realizimin e projekteve aktuale si dhe mundësinë e zgjerimit në më shumë fusha.
Së shpejti është rënë dakord të realizohet blerja e një cisterne më të vogël me kapacitet 4m² për pastrimin edhe të rrugëve më të vogla në qytet dhe në fshatra.🚨