Strugë, konferencë për energjetikë

nga Xh M

Strugë, 2 tetor – Sot në Struge u mbajt Konferenca ndërkombëtare “Energjetika 2024”, qëllimi i së cilës është ndarja dhe këmbimi i përvojave dhe planeve në sferën e energjetikës në nivel rajonal dhe global. Këtë konferencë tradicionale e hapi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

“Unë sugjerova që të mos jetë vetëm konferencë lokale në nivelin republikan, por të ketë edhe prej Sllovakie, Greqie dhe Mali të Zi. Bashkë i diskutuam temat që të jetë më interesante, tema që janë aktualitete.”, – deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.

“Kjo konferencë zhvillohet çdo të dytin vit dhe ky është forum i vetëm në Maqedoni, ku mblidhen specialistë të energjetikës prej të gjitha sferave, kështu që këta munden ta përvetësojnë përvojën. Dhe çdo herë kemi diskutime demokrate, ku mundemi që në mënyrë profesionale të japim këshilla për energjetikën në Maqedoni, ku mund të zgjidhen probleme të ndryshme.”, – theksoi profesori, Vangel Fushtiq.

Të pranishëm ishin edhe shumë specialistë të sferave të energjetikës edhe nga jashtë vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More