Strumicë: Inspektore ndërtimi dhe qytetare përballen me kallëzim penal për uzurpim të tokës shtetërore

nga D. V.

SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër S.O. (60) nga Strumica për veprat penale “Punë e pandërgjegjshme në detyrë” dhe “Uzurpimi i patundshmërive”, si dhe ndaj V.R. (49), po ashtu nga Strumica, për veprën penale “Uzurpimi i patundshmërive”

Sipas hetimeve, më 05.03.2025, e para e denoncuar, në cilësinë e inspektores së ndërtimit, gjatë një mbikëqyrjeje në fshatin Dabilje – rrethi i Strumicës – ka dështuar të veprojë sipas autorizimeve dhe detyrimeve ligjore. Ajo nuk ka konstatuar ndryshimet në dimensionet e një objekti të ndërtuar në një parcelë kadastrale, pronë e të denoncuarës së dytë, duke neglizhuar faktin se objekti i ri nuk përputhej me atë që ishte legalizuar në vitin 2013.

Për pasojë, V.R. ka ndërtuar një objekt në tokë shtetërore pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Policia ka dorëzuar kallëzimet penale për të dyja të dyshuarat, ndërsa rasti pritet të trajtohet më tej nga organet kompetente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More