Stuhia në Mekë, hoxha Dauti qetëson qytetarët: Jemi mirë

nga Xh M

Meka, 7 janar – Pas lajmit se një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, duke shkaktuar përmbytje në disa zona, ka reaguar imami tetovar, Omer Dauti.

Duke komentuar situatën, imami që ndodhet në këto momente në Mekke për të kryer umren ka thënë se janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rezikuar.

“U kënaqëm, elhamdulilah, mjafton me pa kete fotografi edhe e kupton se si esht gjendja e mysafirve të Zotit”, ka shkruar Dauti.

Ndryshe, shërbimi Meteorologjik i Arabisë Saudite ka lëshuar një alarm të kuq për Mekën, Medinën dhe qytetin port Xheda, i cili gjithashtu ishte vendi i një përmbytjeje katastrofike në vitin 2009, ku humbën jetën mbi 100 persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More