Stuhia në SHBA, mbi 5,100 fluturime u anuluan të hënën pas 11,000 tjera të anuluara të dielën

nga D. V.

Më shumë se 5,100 fluturime janë anuluar brenda, për në ose nga SHBA-ja të hënën, me fluturimet që nisen nga Dallasi, Bostoni dhe New York që u goditën më rëndë, sipas FlightAware.

Që nga e premtja, më shumë se 20,000 fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë, transmeton Telegrafi.

Mbi 11,000 fluturime u anuluan të dielën, duke shënuar ditën më të lartë të anulimeve që nga pandemia, sipas të dhënave të Cirium.

Ndërsa numri i anulimeve është dukshëm më i ulët krahasuar me të dielën, ai mbetet ende i lartë pasi linjat ajrore po punojnë për t’u rikuperuar dhe për të rifilluar operacionet normale.

Fluturimet rifilluan të hënën në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, pasi aeroporti ndaloi të gjitha fluturimet të dielën për shkak të stuhisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More