Trump pezullon Lotarinë Amerikane pas të shtënave në Brown dhe MIT

nga D. V.

Presidenti Donald Trump ka pezulluar programin e lotarisë amerikane, e cila lejoi të dyshuarit për të shtënat në Universitetin Brown dhe MIT të hynin ligjërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan AP

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem deklaroi në një postim në platformën e mediave sociale X se, me udhëzimin e Trump, ajo po udhëzon Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së që ‘’të pezullojnë programin’’.

“Ky individ i urryer nuk duhej të ishte pranuar kurrë në vendin tonë”, tha ajo, duke iu referuar të dyshuarit, shtetasit portugez Claudio Neves Valente.

Neves Valente, 48 vjeç, dyshohet për të shtënat në Universitetin Brown, ku u vranë dy studentë dhe u plagosën nëntë të tjerë, dhe për vrasjen e një profesori të MIT.

‘’Ai u gjet i vdekur të enjten në mbrëmje nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë’’, thanë autoritetet.

Neves Valente kishte studiuar në Universitetin Brown me vizë studentore që nga viti 2000. Në vitin 2017, atij iu dha një vizë emigrimi dhe muaj më vonë mori statusin e qëndrimit të përhershëm.

Programi i Vizave të Diversitetit ofron deri në 50 000 karta jeshile çdo vit nëpërmjet një llotarie për njerëzit nga vendet e nën-përfaqësuara në Shtetet e Bashkuara, shumë prej tyre në Afrikë.

Lotaria u krijua nga Kongresi dhe ky veprim me siguri do të rezultojë në sfida ligjore.

Gati 20 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë e vizave të vitit 2025. Personat fitues duhet t’i nënshtrohen një procesi shqyrtimi për të fituar pranimin në Shtetet e Bashkuara.

Qytetarët portugezë fituan vetëm 38 vende.

Fituesit e lotarisë ftohen të aplikojnë në konsullata dhe i nënshtrohen të njëjtave kërkesa dhe shqyrtim si aplikantët e tjerë të kartës jeshile.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More