Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), edhe këtë vit ka vendosur që të subvencionoj blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e Kosovës.
E pas hapjes së platformës për aplikim, tashmë ka nisur edhe ekzekutimi i mjeteve të para për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më sot.
MASHTI ka theksuar se deri më sot në platformën E-Kosova kanë aplikuar 151 mijë e 080 prindër.
“Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme përfitim të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.
Ministrja Arbërie Nagavci ditë më parë tha se aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore dhe se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve.
Nagavci ka thënë se për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera do të jetë 110 euro.