Spiropali pret ambasadorin turk: Forcim i partneritetit strategjik

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay.

Ambasadori Atay e uroi Kryetaren Spiropali për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit dhe vuri në dukje gatishmërinë e Ambasadës për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si aleatë të natyrshëm, të miqësisë mes dy popujve si edhe intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Spiropali u shpreh se, “Shqipëria do të forcojë partneritetin strategjik me Turqinë, me të cilën na lidh një miqësi e fortë tradicionale”.

Turqia dhe Shqipëria i janë gjendur njëra-tjetrës në kohë të mira e të vështira, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit në një postim në rrjetet sociale.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, si anëtarë të NATO-s, merr një rëndësi të veçantë në situatat e sotme në rajon e më gjerë”, theksoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se, bashkëpunimi me Turqinë përbën një prioritet të Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë dhe institucioneve.

“Kuvendi do të zgjerojë bashkëpunimin me Asamblenë e Madhe Kombëtare në të gjitha nivelet, duke nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm dhe miqësinë mes popujve”, theksoi Spiropali./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More