Sulmet masive ruse gjatë natës në Ukrainë/ Zelensky nuk merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti ukrainas: Do të shkoja nëse Trump…

nga L. M

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1.427-të, ndërsa Zelensky nuk do të udhëtojë drejt Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, pas sulmeve masive ruse të ndërmarra gjatë natës, bëri të ditur një zyrtar i Kievit.

Megjithatë, presidenti ukrainas mund të marrë pjesë në forum vetëm nëse zhvillohet një takim dypalësh me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, me qëllim nënshkrimin e një të ashtuquajture “marrëveshje prosperiteti”.

Ndërkohë, gjatë punimeve në Davos, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se nuk është planifikuar asnjë takim i G7 për ditën e enjte, duke kundërshtuar informacionin e përhapur më herët në një mesazh privat drejtuar Donald Trump, ku raportohej se ai kishte shprehur synimin për të ftuar edhe përfaqësues rusë.

Sipas raportimeve, sa i përket situatës bërthamore, alarmi është hequr në termocentralin e Çernobilit. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), objekti kishte humbur përkohësisht të gjitha burimet e jashtme të energjisë pas një sulmi rus. Drejtori i termocentralit konfirmoi se situata radiologjike është aktualisht nën kontroll dhe se nuk ka asnjë kërcënim për mjedisin apo popullsinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More