Një banor i Kavadarit është dënuar me një vit burg për sulm ndaj një polici i cili është përpjekur ta legjitimoj

nga Xh M

Një 46-vjeçar i Kavadarit është dënuar me një vit burg për shkak se me automobil ka goditur një nëpunës policor i cili është përpjekur ta legjitimoj, informuan nga Prokuroria Publike, njofton Portalb.mk.

“Më 21 dhjetor pas mesnate, me automjet ‘folksvagen’ i akuzuari nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga nëpunësit policor, ndërsa kur në njërën nga udhëkryqet në qytet ka qenë i rrethuar nga dy automjete policore që ta ndalin, ka tentuar ta shkel policin. Polici ka zbritur nga automobili zyrtar që ta legjitimoj dhe në atë moment i dyshuari me shpejtësi të madhe është drejtuar drejt tij me automjet, e ka goditur në stomak dhe këmbën e majtë, ndërsa pastaj e ka goditur edhe veturën policore, pas çka ka vazhduar të vozisë. Polici nga goditja ka marrë disa lëndime trupore”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Siç potencojnë, i dyshuari është arrestuar më 25 dhjetor dhe ditën e nesërme është nxjerrë para gjykatësit ku e ka pranuar veprën.

“Gjykata në Kavadar shqiptoi aktvendim me të cilin e shpalli fajtor dhe e dënoi me dënim me burg prej një viti, ndërsa deri te plotfuqishmëria e aktvendimit vendosi që i akuzuari të sigurohet me masë paraburgim për shkak të rrezikut për arratisje dhe mundësisë që ta përsëris veprën”, informuan nga Prokuroria Publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More