Sulstarova: Nëse nuk mësojmë nga përvoja disa-dekadëshe e pluralizmit, kalimi i kohës nuk sjell përmirësim, por vegjetim kolektiv

nga Xh M

Shkup, 17 prill – Enis Sulstarova, profesor universitar në Tiranë dhe këshilltar i kryeministrit Kurti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar edhe situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

Kur themi se duhet kohë që shqiptarët të piqen politikisht e të kenë të njëjtën shkallë qytetarie me popujt e tjerë që i marrim si shembuj, supozojmë se ka një proces mësimi në mes. Mirëpo, nëse nuk mësojmë nga historia dhe nga përvoja disa-dekadëshe e pluralizmit, kalimi i kohës nuk sjell përmirësim, por vegjetim kolektiv.

Kudo ku janë shqiptarët politika vijon të pengohet nga parti që normalisht e kanë kryer ciklin e vet dhe mbahen në këmbë nga sjellja parapolitike e votuesve. Në KS opozita e partive të vjetra pengon formimin e Kuvendit, duke i shërbyer Listës Serbe e Beogradit, në MV Taravari kthehet te BDI-ja, në Tiranë një 80 vjeçar premton ta bëjë Shqipërinë madhështore, kur s’e bëri dot as kur ishte president dhe as kur ishte kryeministër, por në të dyja herët e la në duart e “ustallarëve” të 45-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More