Sveçla në Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

nga D. V.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Svecla ka marrë pjesë Forumin e përbashkët të BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës.

Ai ka thënë se aty u diskutua për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë.

“Dje në Sarajevë u mbajt Forumi i përbashkët i BE-së dhe Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Daneze e Këshillit të Evropës dhe Ministria për Siguri e Bosnje dhe Hercegovinës. Gjatë dy sesioneve të Forumit diskutuam për sfidat e sigurisë që sjell zhvillimi i teknologjisë, veçanërisht në fushën e narkotikëve, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe për çështjet që lidhen me migrimin, azilin, menaxhimin e kufinjve dhe përafrimin e politikave të vizave. Në adresimin tim prezantova angazhimet e Republikës së Kosovës në këto fusha si dhe sfidat e bashkëpunimit veçanërisht në fushën e terrorizmit, duke refuzuar sjelljen e kryesve të këtyre akteve para drejtësisë.  Në margjinat e këtij forumi nënshkruam edhe planin e përbashkët në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Sveçla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More