Sveçla nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me Ministrin e Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya

nga Xh M

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit zyrtar në Republikën e Turqisë, është pritur në takime të ndara nga ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, z. Ali Yerlikaya dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, z. Yaşar Güler.

Në këto takime është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer që gëzojnë institucionet e të dy vendeve, duke ritheksuar kështu përkushtimin për angazhim të mëtejmë me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët tanë dhe vendin tonë. Meqë takimi u mbajt gjatë kohës që po mbahet panairi “Saha Expo 2024”, u diskutua edhe për mundësitë që ofron ky panair, si dhe nevojat e ngritjes së kapaciteteve tona në fushën e sigurisë.

Gjatë takimit ministri Sveçla dhe ministri i Brendshëm, z. Yerlikaya, nënshkruan edhe marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë, në fushën e sigurisë, me qëllim të luftimit efikas të krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm, trafiqeve të ndryshme e terrorizmit.

Vetëm pak orë pas këtyre takimeve, Turqia u trondit nga sulmi terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turke në Ankara, ku sipas të dhënave humbën jetën katër dhe u lënduan 14 persona.

Më këtë rast ministri Sveçla e ka dënuar këtë sulm, duke theksuar se akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri.

“Dënojmë ashpër këtë sulm terrorist dhe shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministrit Sveçla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More