Tabaku: Dëgjesa publike për pr/ligjin “Për barazinë gjinore” dhe pushimin nga puna të minatorëve në Spaç

nga D. V.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku propozoi sot që ky komision të zhvillojë nesër dy dëgjesa publike, e para lidhur me ligjin “Për barazinë gjinore” dhe e dyta për pushimin nga puna të minatorëve në Spaç.

Në fjalën e saj, Tabaku tha se “në parlament ka nisur diskutimi për pr/ligjin e ri “Për barazinë gjinore”, i cili është një ligj që gjykoj që komisioni jonë duhet të ketë dëgjesë për të ofruar transparencë, por njëkohësisht për të pasur edhe një debat publik për këtë ligj”.

“Duke pasur parasysh edhe diskutimet që kemi pasur sot në komision, kam biseduar me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ku ky komision do të ketë dëgjesat e veta dhe kemi rënë dakord që të ketë një debat publik për këtë çështje. Ftoj të gjithë kush ka dëshirë të marrë pjesë në mbledhje të komisionit të vijë, të gjithë organizatat partnere, Komisioni për Antidiskriminimin, Avokatin e Popullit që të bëjmë një debat të hapur për këtë çështje”, tha Tabaku.

Më tej Tabaku u ndal tek pushimi nga puna i një grupi minatorësh.

“Në Spaç një grup punonjësish minatorë janë duke u pushuar nga puna. Besoj i takon këtij komisioni të bëjmë një dëgjesë për të parë si respektohen të drejtat e njeriut në këtë rast e drejta për protestë, e drejta e punës dhe shumë elementë të tjerë”, theksoi Tabaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More