Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë për shkak të inflacionit socialist

nga D V

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot në rrjetet sociale për rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës për qytetarët.

Tabaku ka rreshtuar arsyet përse çmimet e larta po prekin dhe varfërojnë familjet shqiptare.

Tabaku nënvizon se, shkaqet e këtyre rritjeve nisin nga një treg i kontrolluar nga një pakicë që pengon konkurrencën, deri tek taksat e larta të vendosura nga qeveria socialiste.

Deputetja e PD nënvizon se, është taksimi që ka provokuar rritjen fiktive të çmimeve dhe gjithashtu edhe ka krijuar një sistem të pandershëm ku shumica paguan, ndërsa pakica fiton.

“Këto janë sëmundjet që kanë infektuar ekonominë”, shkruan ajo në rrjetet socialet, ndërsa vijon duke nënvizuar se “ekonomia e kapur dhe inflacioni socialist janë “vaji” që vajisin sistemin e korrupsionit duke u marrë shqiptarëve gjithë kursimet e tyre”.

“Çmimet e karburantit vazhdojnë të jenë të larta për shkak të një monopoli në treg që fatkeqësisht lejohet të operojë në dëm të konsumatorëve. Kostoja e lëndëve të para po rritet, duke rritur çmimet e produkteve. Taksat e larta në vendin tonë rrisin gjithashtu koston e produkteve. Rënia e bujqësisë ka ulur prodhimin vendas, duke sjellë produkte më të shtrenjta nga importi në tavolinat tona. Monopolet në tregun e shitjes me pakicë kanë rritur çmimet për shqiptarët. Inflacioni është rritur, dhe kushdo po paguan më shumë për të marrë më pak. Inflacioni socialist ka shkatërruar të ardhurat e shqiptarëve, duke i lënë më të varfër dhe më vulnerabil”, shkruan Tabaku./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More