Tahiri e akuzon VV-në për ndërhyrje në KEK, na kanë lodhur “krejt dhe drejt”

nga D V

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të koordinatores së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, për ndërhyrje në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Ekonomia Online.

Ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të partisë në pushtet për mungesë të pjesëmarrjes në këtë seancë.

“Po ua rikujtoj që sot është debati i katërt që opozita e ka thirr e që fton kuvendin e Kosovës si institucionin kryesor në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje nga ata që fituan 50 për qind e na patën lodh ‘krejt dhe drejt’. E patën lodh një popull sa të mirë e të mençur janë e të pastër poashtu, e sot thatë këtu, e thatë këtu”.

“As nuk janë kolegët deputetë të shumicës e as nuk është asnjëri i qeverisë për të thënë një fjalë, me e mbrojtë apo me e kundërshtuar një temë që tanimë është skandal  jo vetëm për rendin dhe ligjin por skandal publik që meriton një përgjigje”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More