Tahiri: PDK do ta procedojë në Themelore pezullimin e daljes në treg të lirë të rrymës

nga D. V.

Deputeti i betuar i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth daljes në treg të lirë të energjisë elektrike për bizneset.

Ai ka theksuar se PDK e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë dhe futjen e kompanive në tregun e lirë, veçanërisht atyre që punësojnë afërsisht 150 mijë qytetarë, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini që PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, për daljen në treg të lirë të kompanive që punësojnë rreth 150 mijë qytetarë”, u shpreh Tahiri.

Në këtë kontekst, Tahiri njoftoi se nesër PDK do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për pezullimin e këtij vendimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More