Tahiri: Qe dy vjet nën sanksione, e Kurti sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë

nga L. M

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, rreth shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se “kryeministri i izoluar Kurti”, sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vet në anën e saj.

Ndër të tjera, ai përmendi tri shtetet në të gjithë kontinentin evropian që janë nën sanksione nga BE dhe ShBA, e që janë Kosova, Rusia dhe Bjellorusia. Lidhur me këtë, deputeti thotë se Kurti ka dy vjet që e mban Kosovën nën sanksione.

“Në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA: Kosova e qeverisur nga Kurti, Rusia e qeverisur nga Putini dhe Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj”, ka shkruar politikani.

“Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia. 600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve. SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”./Klankosova

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More