Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar dy raste të kontrabandës në pikën kufitare në Jarinjë.
Në rastin e parë, Dogana njofton se gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet të udhëtarëve, i drejtuar nga një shtetas serb, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar 300 gramë argjend të padeklaruar.
Sipas tyre, malli ishte fshehur me qëllim të shmangies së detyrimeve doganore dhe futjes ilegale në tregun e Kosovës.
Ndërsa, në rastin e dyrë, Dogana njofton se gjatë një kotrolli në një automjet tjetër, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e produkteve të qumshtit, të cilat po tentoheshin të kontrabandoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm shoqërues dhe pa respektuar rregullat e importit të produkteve me prejardhje shtazore.
Dogana e Kosovës bën të ditur se mallrat janë sekuestruar dhe procedurat ligjore janë duke u ndjekur në bashkëpunim me institucionet kompetente.
“Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e mallrave të paligjshme dhe të rrezikshme në treg”- thuhet në njoftimin e datës 20.09.2025.
https://www.facebook.com/share/p/1Loumkwjy7